Berisha: Ftoj qytetarët të ngrihemi në protesta të fuqishme kundër korrupsionit
Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të hënë një konferencë për media, ku u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen në protesta të fuqishme kundër maxhorancës.
Berisha akuzoi në fjalën e tij ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja si të përfshirë në çështjen e sterilizimit, por që u amnistua nga Prokuroria e Posaçme.
Berisha theksoi se qytetarët duhet të ngrihen në tubime kundër korrupsionit qeveritar.
“Sipas Beqajt, monopoli privat i sterilizimit ishte i domosdoshëm se vetëm ai mund të siguronte pastërtinë.
Këtë mashtrim banal të hajdutit Beqaj nuk mund ta besojë një njeri mbi tokë, por me urdhër të Edi Ramës e besoi SKAP-i i partisë.
Prandaj njëlloj, si në rastin e Erion Veliajt, në vend të padisë penale, firmosi faljen e hajdutit të vjedhjes së dytë të shekullit.
PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihemi në protesta të fuqishme kundër kësaj organizate kriminale të kryesuar nga Edi Rama.
Sipas Beqajt, dhënia falas e aparaturës ultramoderne të sterilizimit që mjaftonte për sterilizimet në të gjithë Shqipërinë, dhe ishte blerë me 1.7 milionë euro nga fondet e buxhetit, nuk është dhënie për një biznes privat, vetëm e vetëm pse këtij hajduti, gjëja e vjedhur i duket e vetja.
Këtë mashtrim nuk e beson asnjë shqiptar, por e besojnë Skapistët e partisë, që njësoj si me Erion Veliajn, firmosën amnistinë.
PD u bën thirrje qytetarëve që të ngrihemi në protesta për të marrë në dorë fatin tonë dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që kryesohet nga Edi Rama.
Sipas Beqajt, me katër firma në aferën e sterilizimit, dhënia e privatit e një kati të spitalit, nuk është dhënie e një të mire për privatin.
Këtë mashtrim e besoi me urdhër të Edi Ramës, SKAP-i i partisë, prandaj edhe ata njësoj si në rastin e Erion Veliajt, amnistuan Beqajn për vjedhjen e dytë të shekullit.
PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihemi në protesta të fuqishme për të marrë në dorë fatin tonë dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit