Bënë twerk mbi varrin e babait hero të rënë në luftë, arrestohen 2 motrat në Ukrainë

30 Gusht 2023 | 16:28

Dy motra janë arrestuar në Ukrainë për shkak të një videoje të publikuara në rrjete sociale, ku ato shfaqen duke bërë “twerk” mbi varrin e babait të tyre.

I ati, një hero lufte, ushtar i Brigadës 95 të Forcave të Armatosura të Ukrainës, u vra pranë Izium, në rajonin lindor të Donetskut. Ai është varrosur në varrezat e Dëshmorëve “Forest”, në afërsi të Kievit, vend ku më 24 gusht vajzat e tij u filmuan të bënin kërcime provokuese.

Vajzat filmuan veten teksa kryenin kërcime provokuese mes varreve të ushtarëve të vrarë dhe me flamurin e Ukrainës në sfond.

Pas një reagimi të madh në rrjete sociale, motrat pranuan se kishin gabuar dhe se ishte i papërshtatshëm veprimi i tyre.

Policia bëri arrestimin me akuzën e përdhosjes së varrezave të dëshmorëve, dhe ato rrezikojnë deri në 5 vite burg.

Policia njofton se hetimi në lidhje me rastin vahzdon, ndërkohë që dy motrat, kanë kërkuar falje.

“Unë dhe motra kërkojmë falje. Nderojmë çdo ushtar të rënë për atdheun tonë. Vizituam varrin e babait tonë të rënë, i cili vdiq pranë Iziumit. Për fat të keq, nuk ishte shumë korrekte të postonim këtë lloj videoje, megjithëse nuk kishim ndërmend të përdhosnim heronjtë”, thanë njëra prej motrave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare, të cilat akuzohen për...
15:14 | 18/07/2026

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026