Agjenti imobiliar: Te Pazari i Ri s’gjen shtëpi poshtë 2200 euro/m2

30 Gusht 2023 | 20:03

Rritja e numrit të të huajve që zgjedhin të jetojnë në Shqipëri ka shtuan blerjet e apartamenteve, ndërsa kërkesat janë rritur me 42%.

Reinaldo Pipiria, drejtor i Shoqatës së Pasurive të Paluajtshme  tregoi në një intervistë për Euronews Albania se çmimet e apartamenteve janë shtrenjtuar në kryeqytet dhe tashmë janë të rralla zonat ku mund të blihet një apartament poshtë 700-750 euro/metri katror.

Ai tregoi se në zonën e Kombinatit mund të gjesh ende, edhe pse rrallë apartamente me 700-750 euro/m2, ndërsa në qendër, në zonën e Pazarit të ri, nuk ka shtëpi poshtë 2200 euro/m2.

“Në qendër historikisht zona e Pazarit të Ri ka qenë 2 mijë euro metri katror dhe është rritur me 10 për qind duke shkuar në 2200 euro/’m2. Zona e liqenit ka shkuar në 2500-3500 euro/m2. Këto janë zona elitare, që kur blihen përdoren për investim, për biznese ose për t’i dhënë me qira për të huajt”, tregoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023