Spahiu: Populli të protestojë kundër ligjit për 3-fishimin e taksës apartamenteve
Një projektligj i ri “Për taksën e pasurisë së paluajtshme” i hedhur për konsultim publik nga qeveria gjatë muajit gusht, parashikon që të rrisë ndjeshëm taksën e pronës.
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se kjo duhet të kishte çuar në këmbë popullin për një protestë.
“Sot prisja që ju atje në Tiranë, në Shqipëri të lidheshit me një protestë mbarëpopullore, që të kundërshtonte këtë projektligj. Nëse ka një arsye që sot populli duhet të kishte mbushur sheshet dhe duhet të kishte braktisur plazhet, duhet të kishte protestuar para qeverisë dhe duhet të kishte ndërprerë pushimet, duhet të ishte për herë të parë në këto 10 vite të qeverisjes së socialistëve, të një partie që pretendon se përfaqëson sistemin social dhe të majtën, sot duhet të ishin të gjithë në shesh sepse i madh e i vogël, çdo shqiptar, i cili frymon në territorin e Republikës së Shqipërisë, por dhe ata që jetojnë jashtë, por kanë një shtëpi, një banesë, një pasuri të paluajtshme, atëherë duhet të kundërshtonin me forcë këtë ligj, i cili është tërësisht arbitrat, në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe që padyshim shfrytëzon shumë varfërinë dhe mjerimin e shqiptarëve,” – u shpreh Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Qeveria Meloni masë të re për përfitimet e shtuara, u vendoset 40% taksë bankave
- Detaje nga ligji i ri/ Cilat janë pronat që nuk do paguajnë taksa
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë