Qeveria Meloni masë të re për përfitimet e shtuara, u vendoset 40% taksë bankave

9 Gusht 2023 | 16:49

Qeveria italiane prezantoi një taksë të re prej 40 për qind mbi të ardhurat e tepërta të bankave si pasojë e normave të interesit.

Taksa e re do të aplikohet për vitet 2022 dhe 2023 dhe do të prekë marzhin neto të interesit të bankave. Bëhet fjalë për një masë që do të përfshijë huatë bankare, kontratat e qirave dhe letrat me vlerë të investimeve. Taksa duhet të shlyhet brenda qershorit të vitit 2024.

Italia pret të mbledhë të paktën 2 miliardë euro me taksën e re. 40-përqindëshi do të aplikohet nëse të ardhurat neto nga interesat të regjistruara në vitin 2022 tejkalojnë vlerën e vitit financiar paraardhës me të paktën 3 për qind.

Ndërsa sa i takon përfitimeve të 2023-shit krahasuar me ato të 2022-shit, pragu do të jetë 6 për qind. Të ardhurat nga taksat, sipas politikanëve italianë, do të përdoren për të ndihmuar poseduesit e hipotekave që ndodhen në vështirësi.

“Duhen parë fitimet e bankave për të kuptuar se nuk bëhet fjalë për disa milionë, por për miliarda”, ka deklaruar zëvendës kryeministri Matteo Salvini.

Taksa të ngjashme për sektorin bankar janë aplikuar edhe në vende të tjera si Spanjë dhe Hungaria, ku bankat kanë korrur fitime kolosale përmes normave të larta të interesit.

Përveç se çoroditi tregjet financiare evropiane, vendimi i qeverisë në Romë bëri që vlera e aksioneve të institucioneve bankare italiane si “Intesa Sanpaolo”, “UniCredit” dhe “Monte dei Paschi di Siena” të binin me 7.7 për qind, 6.2 për qind dhe 7.3 për qind.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026

Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të mërkurën, 24 qershor, hodhi poshtë akuzat për “korrupsion të përhapur” kundër socialistëve të tij, pasi një ish-ndihmës i lartë u...
18:14 | 24/06/2026