Aksidentoi për vdekje këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 34-vjeçari
Një 34-vjeçari i cili ndërsa drejtonte makinën ka aksidentuar për vdekje në 25 gusht një këmbësor dhe është larguar nga vendngjarja, është arrestuar.
Policia e Durrësit njofton se ky person pasi goditi për vdekje këmbësorin, i cili banonte në Sukth, u largua nga vendi ku ndodhi aksidenti dhe e fshehu makinën e tij në Shijak.
Njoftimi i policisë
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 25.08.2023, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Shijak.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin J. M., banues në Sukth, këmbësor, është larguar nga vendi i aksidentit dhe e ka fshehur automjetin në Shijak.”
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi