S’pranon të paguaj faturën e ujit, i moshuari kanos faturisten. Procedohet penalisht

31 Gusht 2023 | 09:46

Një 78-vjeçar është proceduar penalisht nga forcat e policisë, pasi kanosi faturisten e degës së Ujësjellës Kanalizimeve në bashkinë Mat.

I moshuari nuk ka pranuar të paguaj financiarisht detyrimet mbi konsumimin e ujit në banesën e tij, duke u konfliktuar dhe kanosur shtetasen S.F., me detyrë faturiste pranë degës së Ujësjellës Kanalizimeve.

Pas marrjes së denoncimit, efektivët e policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku në banesën e 78-vjeçarit kanë sekuestruar 1 armë gjahu dhe 320 fishekë.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në lagjen “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit mes një banori të kësaj lagjeje dhe punonjëses së Ujësjellësit, kanë organizuar menjëherë punën, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Si rezultat i vlerësimit të situatës dhe ndërhyrjes së menjëhershme, u kap dhe u shoqërua në Komisariat shtetasi S.M., 78 vjeç, banues në Burrel, për të cilin prokurori vendosi procedim në gjendje të lirë”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026