Katër firma kineze publikojnë ChatGPT-it e tyre
Group, i lancuan të enjten chatbot-et e tyre të inteligjencës artificiale për publikun, pasi morën miratimin qeveritar, me Qeverinë e Kinës që po bën përpjekje për ta rritur përdorimin e produkteve të tilla në garë kundër Shteteve të Bashkuara.
Baidu tha në një komunikatë për media se chatbot-i i saj i tipit ChatGPT, Ernie Bot, është tani plotësisht i qasshëm për publikun. Një zëdhënës i SenseTime tha për agjencinë e lajmeve Reuters se chatbot-i i tyre, SenseChat, është tani plotësisht i qasshëm për përdoruesit e tij.
Po ashtu, dy kompani të tjera të inteligjencës artificiale, Baichuan dhe Zhipu AI, njoftuan për lansimin e chatbot-eve të ngjashme më 31 gusht.
Si pasojë, ksionet e Baidu dhe SenseTime shënuan rritje në tregun e Hong Kongut, për 3.1% dhe 2.7%, përkatësisht.
Për dallim nga vendet e tjera, Kina u kërkon kompanive të dorëzojnë vlerësime të sigurisë dhe të marrin leje para se t’i lansojnë në treg produktet e inteligjencës artificiale.
Autoritetet kineze i kanë rritur përpjekjet për t’i përkrahur kompanitë që zhvillojnë inteligjencë artificiale, pasi teknologjia është në qendër të garës së tyre me Shtetet e Bashkuara.
Mediat kineze raportuan se gjithsej 11 firma kishin kërkuar leje nga Qeveria, përfshirë pronarin e TikTok-ut, ByteDance and Tencent Holdings. Asnjëra nga këto kompani nuk i është përgjigjur Reutersit për koment rreth planeve të tyre për inteligjencë artificiale.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal, do të thotë se ndoshta nuk do ta hapë Detin e Veriut
Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 08:54 Trump për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal, do të thotë se ndoshta nuk do ta hapë Detin e Veriut
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes