“Më mbyti Alabari, shko shife”- Rama inspekton godinat për të prekurit nga tërmeti

31 Gusht 2023 | 12:09

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të enjte lagjen “Rilindja”, në Spitallë të Durrësit, ku me financimin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed, po përfundon ndërtimi i  996 apartementeve që do të strehojnë familjet e prekura nga tërmeti në zonë.

Punimet në këtë bllok apartamentesh po kryhen nga sipërmarrja e ndërtuesit të Portit të Ri Turistik të Durrësit, Mohamed Alabbar.

Gjatë inspektimeve kryeministri ishte i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriona Sako dhe supervizori i kompanisë së Alaabar.

Në fjalën e tij Rama shprehu vlerësime për punimet e kryera dhe e cilësoi investimin si të jashtëzakonshëm.

“Më mbyti Alabari shko shife, por se dhe unë e mbyta. E bëri këtë ai investim i jashtëzakonshëm. Shi sa bukur”, thotë Rama teksa bisedon me surpervizorin e kompanisë.

Sakaq kryetarja e Bashkisë Sako, bëri me dije se është bërë ndarja e apartamenteve, ku sipas saj në bllokun e ri në Spitallë do të strehohen jo vetën familje nga Durrësi, por dhe familje nga zonat përreth që preferojnë të zhvendosen dhe të jetojnë aty.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026