Angazhimi i KE për zgjerimin, Rama: Autobusi i ngadaltë i BE-së, një vend interesant

31 Gusht 2023 | 12:52

Kryeministri Edi Rama ka rishpërndarë në rrjetin social “X”postimin e komisioneri Evropian për fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhely, ku ky i fundit falenderon Këshilli Evropian që më në fund dëshiron të angazhohet dhe të bëjë një hap të madh për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, deri në vitin 2030.

Rama në reagimin e tij thekson se fjalimi i papritur të Presidentit Michel në Forumin Strategjik të Bled për zgjerimin, e bëri autobusin e ngadaltë drejt BE-së një vend interesant për të qëndruar.

Rama falenderon Varheleyin për mbështetjen e rrugëtimit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së dhe shprehet se është në pritje të asaj që mund të vijë më pas për sa i përket proceseve integruese.

“Komisioneri ynë që nuk e zhgënjeu kurrë rajonin tonë, veçanërisht në kohë të vështira. Duhet pranuar se pas fjalimit të papritur të Presidentit Michel në Forumin Strategjik të Bled, autobusi i ngadaltë i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar edhe pa ndonjë vend të lirë – pa dyshim pasagjerët nga Ballkani Perëndimor mund ta durojnë këtë udhëtim të gjatë teksa bisedojnë me zë të lartë me djemtë ngjitur. Le të dëgjojmë se çfarë ka më pas”, shkruan Rama në X.

Postimi i Oliver Varhelyi:

E mirëpres që Këshilli Evropian dëshiron të angazhohet më në fund të bëjë një hap të madh për të realizuar zgjerimin e BE-së. Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë i gatshëm të bëjë çdo propozim që do të na çonte drejt Zgjerimit të vitit 2030.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026