25 laborantëve u kërkohet të japin dorëheqjen, drejtori i spitalit Shkodër mohon largimet nga puna

19 Janar 2021 | 08:47

25 laborantëve të shërbimit të laboratorit në Spitalit Rajonal të Shkodrës u është kërkuar të japin dorëheqjen, pasi departamenti që ata punojnë do të jepet me koncesion. 

Sipas procesverbalit të mbledhjes, 25 punonjësve të laboratorëve u është kërkuar të pranojnë dorëheqjen, por ata e kanë refuzuar një fakt të tillë.

Kjo kërkesë u është bërë me justifikimin se koncesionari i ka me përparësi për punësimin e tyre, por kjo nuk i ka bindur punonjësit.

Ndërkohë për këtë çështje foli për Euronews Albania edhe drejtori i spitalit të Shkodrës, zoti Ardjan Dajti.

Ky i fundit theksoi se deri më tani asnjë punonjës nuk është shkëputur nga marrëdhëniet e punës.

 “Po i referohem një statusi të vendosur në Facebook, një nga drejtuesit e PD-së në Shkodër. Dua të them që në këtë moment që asnjë punonjës i laboratorit nuk është i shkëputur nga marrëdhëniet e punës, apo marrëdhëniet financiare. Pra kjo është një e pavërtetë”, tha ai.

Ai sqaroi më tej se duke iu referuar kontratës së lidhur me koncesionarin, të gjithë punonjëse do u jepet mundësia që të krijojnë marrëdhënie pune me të.

 “Sipas kontratës së lidhur me koncesionarin, të gjithë punonjësve të laboratorit i jepet mundësia që të lidhin marrëdhënie pune me koncesionarin”, tha ai

“Kur të vijmë momenti për rekrutimin e personelit tonë atje, do të zbatojnë të gjithë procedurat ligjore”, shtoi ai më tej.

“Unë po mendoj që të gjithë mund të kalojnë tek koncesionari dhe nuk ka arsye që t’i drejtohen gjykatës”, përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026