Në Onkologjik mungojnë ilaçet, i afërmi i pacientes: Po na zvarrisin, s’ka mjekë

31 Gusht 2023 | 15:57

6 mijë raste të reja me kancer numërohen çdo vit në vendin tonë. Janë më dhjetëra pacientët që drejtohen çdo ditë në dyert e spitalit onkologjik, disa prej tyre madje nuk marrin as zgjidhje.

Leonardi është një prej familjarëve të shumtë që presin pas dyerve të spitalit, me shpresën se të afërmit e tyre do të shërohen. Ai rrëfen për Euronews Albania se motra e tij 38-vjeçare, e prekur nga kanceri në pankreas, po sorollatet në pritje të ndërhyrjes.

“Kam dy muaj, kam motrën të sëmurë dhe po më sorollasin nga një spital në tjetrin, e bëjmë sot operacion e bëjmë nesër. Çdo ditë vetëm gënjeshtra, motra është 38 vjeçe në gjendje shumë të rëndë….Çdo ditë na përcjellin, s’është i narkozës, s’është gati analiza, s’është kjo, s’është kjo…”, tregon ai.

Mungesat në të vetmin spital onkologjik në vend janë të shumta, e për pasojë pacientët detyrohen të blejnë me para jo vetëm medikamente, por edhe pajisje.

Mungojnë medikamentet?

“Po mungojnë, 500 mijë lekë e mora një aparaturë të vogël tani”, thotë ai.

Vetëm pak ditë më parë një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit nxori në pah se në spitalin onkologjik, ku marrin shërbim të gjithë pacientët e prekur nga kanceri, ka mungesa në aparatura, staf mjekwsor dhe pamjaftueshmëri të kapaciteteve.

E njëjta situatë pohohet edhe nga pacientët dhe të afërmit e tyre, që fati i ka çuar në dyert e spitalit, në luftë me këto sëmundje vdekjeprurëse. Bazuar në të dhënat zyrtare, sëmundjet tumorale mbeten shkaku i dytë më i shpeshtë i fataliteteve, duke shkaktuar rreth 16% të vdekjeve çdo vit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026