Papa Françesku viziton Mongolinë, pritet me ceremoni në aeroport

1 Shtator 2023 | 09:37

Papa Françesku është këtë të premte në një vizitë në Mongoli dhe në aeroportin e kryeqytetit, Ulaanbaatar, u prit ceremonialisht nga rojet mongole me uniforma blu dhe të kuqe.

Të shtunën, Papa do t’u drejtohet udhëheqësve të qeverisë mongole dhe trupit diplomatik. Në Mongoli, ku shumica e qytetarëve janë budistë, ka vetëm 1,450 katolikë, raportoi Reuters.

Papa Françesku përshëndeti çdo vend përgjatë rrugës për në Mongoli, përfshirë këtu edhe  Kinën.

“I dërgoj përshëndetje dhe urime të përzemërta Shkëlqesisë suaj dhe popullit të Kinës”, tha Papa në një telegram drejtuar presidentit kinez Xi Jinping, duke bërë thirrje për unitet dhe paqe.

Vatikani ka marrëdhënie të plota diplomatike me Tajvanin dhe katolikët kinezë janë ndarë prej kohësh mes kishës zyrtare të mbështetur nga shteti dhe katolikëve besnikë të Papës. Mongolia ishte pjesë e Kinës deri në vitin 1921 dhe ka lidhje politike dhe ekonomike me Pekinin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer

Presidenti Donald Trump hapi një festë 16-ditore të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara me një tubim politik të mërkurën, fillimi i festimeve të formësuara nga...
10:51 | 25/06/2026

Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump

Presidenti zviceran, Guy Parmelin do të vizitojë Shtetet e Bashkuara dhe do të takohet me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së Jamieson Greer javën e ardhshme,...
10:43 | 25/06/2026

Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin 

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio do të takohet me zyrtarë të Bahreinit të enjten në pjesën e fundit të një udhëtimi në Lindjen...
10:35 | 25/06/2026