Vriten dy ushtarë armenë nga bombardimet nga Azerbajxhani
Armenia dhe Azerbajxhani raportuan për viktima pas bombardimeve intensive në kufirin e tyre të përbashkët më 1 shtator.
Ministria armene e Mbrojtjes tha se dy nga ushtarët e saj u vranë dhe një u plagos në një “shkëmbim zjarri intensiv” pranë qytetit Sotk. Ndërkohë, Azerbajxhani akuzoi forcat armene se hapën zjarr në drejtim të tyre, duke thënë se një ushtar i Azerbajxhanit u plagos.
Tensionet midis Bakut dhe Jerevanit janë përshkallëzuar ndjeshëm muajt e fundit, pasi të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjeve dhe të shtëna me armë zjarri ndërkufitare.
Incidenti shënon pengesë në procesin e paqes ndërmjet dy ish-republikave sovjetike, të cilat për dekada kanë mosmarrëveshje të ashpra lidhur me rajonin e Nagorno-Karabakut.
Jerevani dhe Baku kanë zhvilluar dy luftëra për kontrollin mbi rajonin, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por kryesisht i populluar nga armenë etnikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore