Vlerat e godinave muzeale, kërkohet restaurimi i domosdoshëm në Gjirokastër
Problematikat e pronësisë në objektet “Monument Kulture” në Gjirokastër po rrezikojnë dëmtimin e vlerave historike dhe ndërtimore të qytetit të gurtë.
Si shkak i kësaj situate, disa prej godinave historike dhe shtëpive karakteristike kanë humbur vlerat muzeale. Strukturat e Trashëgimisë Kulturore aktualisht po ndërhyjnë për restaurimin e disa prej banesave të dëmtuara, por zbatimi i projekteve të tilla bëhet i vështirë në objektet muzeale që kanë probleme pronësie.
Ardis Duka, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, tha se: “Në objektet të cilat kanë rrezikshmëri, ka problematika të mëdha për shkak të pronësive të këtyre objekteve. Në disa prej tyre ne kemi gjetur bashkëpunimin me pronarët, banuesit dhe poseduesit e këtyre objekteve në mënyrë përpjesëtimore ata kanë vendosur edhe pjesën e materialit. Ne kemi asistuar në pjesën teknike dhe të punëtorëve. Ndërkohë që në objekte të cilat janë vërtet problematike që janë objekte të kategorisë së parë, është e pamundur gjetja e pronarëve apo bashkëpunimi me disa pasi edhe problematikat e trashëgimisë të shtëpive janë evidente në qytetin tonë”.
Aktualisht në 12 objekte të Trashëgimisë Kulturore në qytetet e Gjirokastrës dhe Përmetit, po zbatohet faza e dytë për rijetëzimin e tyre, por domosdoshmëri mbetet bashkëpunimi i pronarëve të tyre.
“Jo vetëm për shkak të detyrimeve ligjore por edhe për shkak të vështirësive që ka, sepse nuk mund të ekzistojë 100 për qind investimi shtetëror, por edhe pjesa e investimit dhe e bonusit të rijetëzimit që jepet nga shteti, konsistojnë në bashkëpunimin ndërmjet pjesës financiare që vendos pronari dhe pjesës financiare që vendos shteti, kështu që është e detyrueshme dhe është shumë e rëndësishme bashkëpunimi me pronarët dhe evidentimi i problematikave të këtyre objekteve”, shtoi Duka.
Falë vlerave arkitektonike dhe ndërtimore prej vitit 2005, Gjirokastra është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s duke u kthyer edhe në një qytet të preferuar për turizmin ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!
Protestuesit sulmojnë me vezë dhe shishe makinën e Peleshit kur del nga Parlamenti, kthehet mbrapsht
Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju
- 12:30 Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!
- 12:18 Protestuesit sulmojnë me vezë dhe shishe makinën e Peleshit kur del nga Parlamenti, kthehet mbrapsht
- 12:09 Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju
- 12:01 Shtëpia e Bardhë jep “dritën jeshile” për praninë e përhershme të trupave amerikane në Poloni
- 11:56 Me zhvendosjen e protestuesve shtohen forcat e policisë, ndërhyn FNSH, çahet kordoni i sigurisë
- 11:51 Përplasjet në protestën para Parlamentit, reagon Rama