Meloni në Napoli, premton luftë kundër krimit
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni vizitoi qytetin e Napolit, ku premtoi se do të përmirësojë sigurinë në zonat periferike, ku ndihet influenca e krimit dhe ku dy vajza u dhunuan nga një bandë të rinjsh.
Meloni kaloi disa orë në zonën ‘Parco Verde’ në provincën e Kaivanos, ku vajzat, dy kushërira të moshave 11 dhe 12 vjeçe u sulmuan.
Meloni u takua me famullitarin dhe zyrtarë të tjerë lokale. Ajo premtoi se një kompleks i braktisur sportiv, ku verifikohen dhe shumë ngjarje kriminale, do të riparohet dhe do të jetë gati brenda pranverës së ardhshme.
Vizita e Melonit konsiderohet një përpjekje për të afirmuar zotimet e qeverisë së saj për të luftuar krimin e organizuar.
Sindikata kriminale Kamorra, bizneset ilegale të të cilës përfshijnë trafikun e drogës, ushtron një influencë të fortë në Napoli dhe periferitë e tij, të konsideruara ndër më të varfrat e Italisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni