“Meloni, fushatë për Shqipërinë”, Renzi: Shpresoj vitin tjetër të promovojë Italinë
“Fushatë promovuese për turizmin shqiptar”, kështu i ka cilësuar ish-kryeministri italian Matteo Renzi, vendimin e kryetares së qeverisë, Giorgia Meloni, e cila zgjodhi ndër të tjera të pushojë për disa ditë në brigjet shqiptare me ftesë të homologut Edi Rama.
“Meloni ishte me pushime në Shqipëri. Dhe për mua kryeministri shkon ku të dojë: nuk jam unë sovrani. Në fund të fundit, Giorgia Meloni na ka mësuar me kapërcime spektakolare për çdo gjë, nga Euro te NATO, nga emigracioni tek makineritë e naftës. Ajo mund të ndryshojë mendje edhe për turizmin, apo jo? Shumë mirë. Në të vërtetë, shpresojmë që vitin e ardhshëm qeveria Meloni të jetë në gjendje të zhvillojë një fushatë promovuese për turizmin italian, të paktën po aq efektive sa ajo që qeveria Meloni ka bërë këtë vit për turizmin shqiptar”, shprehet Matteo Renzi, ish-kryeministër i Italisë.
Për kreun e Viva Italia, veprimi i Melonit për të shlyer faturën prej 80 eurosh që disa shtetas italianë nuk i paguan një restoranti në Berat pasi konsumuan darkën, ishte i gabuar dhe tregon zbatimin e politikave të majta nga një qeveri e djathtë.
“Ne kemi dhënë 80 euro në muaj për shumë vite për dhjetë milionë familje italiane. Meloni i dha 80 euro një herë një familjeje shqiptare. Nuk jam i befasuar nga vetë gjesti që synon të marrë tre pëlqime në TikTok. Më habit fakti që edhe qeveria e djathtë ka të njëjtin sistem kulturor si qeveria Grillo: qytetarin si subjekt për t’u përkëdhelur, për t’u subvencionuar, për t’u mbështetur. Për mua kjo qasje është e gabuar. Fushatë që shkon nga Meloni tek Conte duke kaluar përmes Salvinit”, thotë Renzi.
Sipas kryeministrit Rama, brenda këtij viti Shqipërinë e kanë vizituar 500 mijë shtetas italian, duke vendosur një rekord të ri për turizmin.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë