Udhëheqësit e guidave turistike/ Studentja: Pse zgjodha të promovoj Gjirokastrën

2 Shtator 2023 | 16:11

Prej disa vitesh e reja Xhesiola Ponde punon si udhërrëfyese e grupeve tutistike që vizitojnë vendlindjen e saj, qytetin e gurtë të Gjirokastrës. Aktualisht ajo ka përfunduar studimet në vitin e dytë për arkitekturë ndërsa pohon se me profesionin e guidës turistike e lidh dashuria për qytetin.

“Tashmë prej vitesh unë punoj si një guidë lokale më shumë si një hobi për shkak se kam qenë gjithmonë e interesuar për historinë e qytetit dhe kam parë gjithmonë që turizmi ka qenë një pikë e fortë dhe jo vetëm turizmi por arkitektura është një pikë e fortë e Gjirokastrës. Gjirokastra është një nga qytetet e vetme të mbetura tashmë në Shqipëri, e cila ende e mirëmban trashëgiminë e saj dhe përcjell shumë vetëm me anë të një shëtitje të vogël duke e bërë në qytet”,-tha Xhesiola Ponde.

Xhesiola shprehet se ky profesion i jep mundësinë të promovojë vlerat e vendlindjes duke ndikuar në tërheqjen e vizitorëve vendas dhe të huaj dhe zhvillimin e turizmit.

“ Të dish për qytetin tënd, të dish se prej ku ke lindur dhe prej ku ke ardhur është një emocion më vete për shkak se ti jo vetëm je një pjesë e këtij qyteti por ti je një pjesë e kësaj kulture, je përditshmëria e jetesës së Gjirokastrës dhe përse jo ti të mos e përcjellësh tek një i huaj që vjen për të marrë prej jetesës  tënde” -tha Xhesiola Ponde.

Ajo rrëfen se ka përjetuar mbresa dhe emocione të veçantë duke njohur dhe informuar vizitorët për vlerat e Gjirokastrës .

“Një guidë në kala ku ishte një emision kroat, të cilët po bënin historinë dhe turin e Gjirokastrës. Ata erdhën shumë të interesuar për të përcjellë si bëhej jetesa në Gjirokastër, si ishte jeta në kala më përpara dhe si ishte gjithashtu jetesa nëpër shtëpitë e ndryshme karakteristike. Ata jo vetëm që bënë guidën dhe turin me filmime për emisionin e tyre por ata erdhën sërish një vit më vonë për të përjetuar vetë jetesën këtu për veten e tyre jo vetëm për të krijuar një emision”, -tha Xhesiola Ponde.

Xhesiola apelon që të rinjtë gjirokastritë të mbështesin dhe të bëhen pjesë e profesionit të guidës turistike sepse në këtë mënyrë kontribuojnë edhe për qytetin.

“ Do të thoja që kush e ka hobi historinë, kush e ka hobi arkitekturën e Gjirokastrës ose trashëgiminë që Gjirokastra jep ose do të jetë pjesë e qytetit të vet,  pse jo të mos bëhet edhe ai një guidë lokale, pse jo të mos japë edhe ai kontributin e tij në qytet”,-tha Xhesiola Ponde.

Në gjykimin e studentes, puna si udhërrëfyes, shërben jo vetëm për të fituar të ardhura, por edhe ndihmon të rinjtë të shkëmbejnë kulturat me të huajtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026