Dogji qëllimisht 3 automjete në korrik, arrestohet 41-vjeçari

3 Shtator 2023 | 11:33

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për djegien e 3 automjeteve në Vlorë është kapur nga policia.

Në korrik të këtij viti bashkë me 2 shtetas të tjerë në bashkëpunim shtetasi me iniciale E.L., i vuri flakën qëllimisht makinave.

2 bashkëpunëtorët (porositësi dhe zjarrvënësi) u identifikuan dhe u arrestuan një ditë pas ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Vlorës, me vendimin e datës 23.07.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit J. Ç., 32 vjeç dhe K. Y., 40 vjeç, të dy banues në Vlorë (të arrestuar në flagrancë), për djegien e 3 automjeteve në pronësi të 3 shtetasve, më datë 18.07.2023, në lagjen “Pavarësia 3”.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)

Një numër i vogël protestuesish ende po qëndrojnë pranë ambientëve të Kuvendit i cili ka mbyllur seancën e fundit plenare për sesionin parlamentar. Ata kanë...
16:46 | 27/07/2026

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së

Parlamenti i Shqipërisë miratoi këtë të hënë, në seancën e dytë plenare pas asaj të orë 10:00, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me...
16:13 | 27/07/2026

Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt

Sekretariati i Etikës do të mblidhet të martën e 28 korrikut në orën 09:30 për kërkesën per përjashtimin e deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia,...
16:04 | 27/07/2026