Festivali i filmit në Venecia/ Aktori aziatik Leung merr Luanin e Artë për karrierën

3 Shtator 2023 | 19:11

Aktori dhe këngëtari nga Hong Kongu, Tony Leung mori Luanin e Artë për arritjet në karrierë natën e së shtunës në Festivalin e Venecias.

Artisti ka interpretuar më parë në tre filma që kanë fituar çmimin në fjalë në të kaluarën. Ata janë: “Qyteti i trishtimit” në vitin 1989, “Cikli” në 1995-n dhe “Epsh dhe Kujdes” në 2007-n, me regji të Ang Lee.

Ishte ky i fundit që prezantoi aktorin kur mori çmimin e shumëpritur.

Ndërkaq, në tapetin e kuq u verifikua edhe një protestë e vogël në mbështetje të qytetarëve iranianë që po luftojnë për liri.

Anëtarë të jurisë si Damien Chazell, Martin McDonagh, Jane Campion dhe Saleh Bakri qëndruan në rresht së bashku me protestuesit në Pallatin e Kinemasë, për të ngritur shqetësimin mbi situatën në të cilën ndodhet populli iranian.

Në një komunikatë për shtyp, organizatorët e festivalit deklaruan se “Bienalia e Venecias” shpreh solidaritetin e saj me gratë dhe burrat e popullit iranian, që po luftojnë për liri dhe kundër represionit, si dhe ndaj artistëve që janë arrestuar dhe burgosur.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin ka shënuar një rënie të fortë, duke prekur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke humbur më shumë se 25% të vlerës...
17:21 | 04/06/2026

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026