Aksident me vdekje në Valias, humb jetën 22-vjeçarja

3 Shtator 2023 | 13:58

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur te kthesa e Valiasit.

Dy automjete janë përplasur rreth orës 13:00 të së dielës. Një vajzë, pasagjere në njërin prej automjeteve që drejtohej nga i ati ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.09.2023, rreth orës 13:00, te kthesa e Valiasit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin H. S., me automjetin me drejtues shtetasin Sh. O., (babai) dhe pasagjere shtetasen F. O., 22 vjeçe (vajza).

Si pasojë e aksidentit shtetasja F. O., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi H. S., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026