Vuçiç para takimit me Kurtin: Presim ditë të vështira

4 Shtator 2023 | 09:34

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se Serbia po përballet me kohë sfiduese dhe për këtë arsye të gjithë duhet të jenë të bashkuar dhe siç tha ai “të mbrojnë interesat e vendit”.

Vuçiç shkroi ne rrjetet sociale se gjatë kësaj periudhe u dëshmua se rezultatet e mira arrihen me këmbëngulje.

“Na presin kohë sfiduese, prandaj duhet të jemi të bashkuar, punëtor, të mbrojmë interesat e Serbisë dhe të japim kontributin maksimal në zhvillimin e saj”, tha Vuçiç.

E gjithë vëmendja është përqendruar tek takimi I 14 shtatorit, edhe pse analistet duken skeptikë për rezultatin e këtij takimi në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit.

Kohet e fundit është vënë re një presion i madh i aleatëve ndërkombëtarë, SHBA-së dhe BE-së, do të ketë mundësi që para zgjedhjeve në këto dy vende që do të mbahen vitin e ardhshëm, të arrihet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi.

Kurti dhe Vuçiç janë takuar për herë të fundit më 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Nga ajo kohë, mes dy vendeve ka pasur një sërë tensionesh dhe krizash

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026