“Kurti e Vuçiç kanë prioritete të tjera, jo dialogun”, analisti: Në shtator takohen
Analisti serb Dushan Janjiç tha në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kanë prioritete të tjera dhe nuk e kanë fokusin te dialogu.
Sipas tij, liderët janë duke u marrë me çështje me rëndësi, për të cilat vetë Janjiç s’është i informuar dhe s’mund të japë një koment, por sidoqoftë analisti shprehu bindjen se takimi mes të dyve në shtator do të realizohet.
“Mund të them që jam vërtet optimist se do të bien dakord, do të bëjnë çmos për të organizuar zgjedhjet. Por në këtë moment, sipas dekretit të Kosovës, kjo do të ndodhë në fund të shtatorit. Vuçiçit s’i interesojnë fare zgjedhjet para zgjedhjeve në Beograd, në Serbi. I shtyu për në janar. Ky do të jetë akti i fundit i tragjikomedisë në Bruksel. Të dy, Lajçak, Ursula, janë në fund të mandatit te tyre. U kanë thënë të dyja palëve që do të bëjnë çmos, por e kanë ata në dorë të shkojnë në shtëpi dhe të flenë. Kjo është perspektiva ime për të thënë që jam pesimist në realitet, por si përkufizim, pesimisti është një optimist i mirinformuar,” – u shpreh analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
- 08:25 Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 08:20 Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola
- 08:14 Kroacia triumfon ndaj Panamasë, merr fitoren e parë në Kupën e Botës
- 08:13 Goli vendimtar i Munoz, Kolumbia mposht me rezultat minimalist Kongon