Sanksionet ndaj Kosovës/Analisti serb: Nëse Vuçiç s’ndryshon do ketë dhe për Serbinë
Analisti serb Dushan Janjiç tha në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania se sanksionet e BE-së dhe SHBA-së për Kosovën janë interpretuar gabim nga Serbia.
Sipas tij perceptimi se Kurti duhet ndaluar dhe Serbia është e pafajshme nuk qëndron.
“Edhe Serbia duhet të ketë kujdes sepse do te fillojnë sanksionet edhe për Serbinë. Në këtë moment, çdo përfundim bazohet te kjo, mund ta shoh që në Serbi ka njëfarë vetizolimi i qeverisë serbe, i diplomacisë serbe dhe njëfarë hutie të madhe për komunikimin jo vetëm me Kosovën, por edhe me fqinjët, por edhe me Bashkimin Europian, NATO-n e të tjerë. Ishte shumë e dukshme edhe në ditët e fundit,” – u shpreh analisti.
Janjiç shtoi se nëse Vuçiçi nuk e ndryshon politikën, nuk është i sigurt nëse të njëjtat sanksione nuk do të vendosen dhe në Beograd. Sipas tij problemi kryesor i presidentit serb dhe diçka që do i hapë probleme në të ardhmen është fakti që nuk pranon dot të vërtetën dhe s’e sheh në sy realitetin.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 18:16 BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se Gjykata Ndërkombëtare Penale kërcënon sovranitetin e SHBA
- 18:08 Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
- 18:07 Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore
- 18:03 Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës