Protesta në Selanik për vendosjen e kartave të reja të identitetit
Rreth 5 mijë persona protestuan të dielën në Selanik për shkak të vendimit të qeverisë për të futur lloje të reja kartash identiteti, të cilat janë në përputhje me standardet më të gjera të BE-së dhe do të bëhen të detyrueshme nga viti 2026.
Siç raporton AP, protestuesit u mblodhën në Kullën e Bardhë të qytetit, një ish kala në bregdet, duke bërtitur slogane dhe himnin kombëtar, pas së cilës ata marshuan nëpër qytet dhe u shpërndanë pa incidente.
AP thekson se pas vendimit për kartat e reja të identitetit, në Greqi lulëzuan teoritë e konspiracionit, sipas të cilave dokumentet e reja të identifikimit dyshohet se përmbajnë çipa që do t’u lejojnë autoriteteve të përcaktojnë me saktësi vendndodhjen e qytetarëve apo edhe “të kontrollojnë mendjen e tyre”.
Shtohet se kundërshtarët më të mëdhenj të kartave të reja të identitetit janë thellësisht fetarë. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mohoi të gjitha akuzat e tyre, shton AP.
LEXONI GJITHASHTU:
Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital