Nisin premtimet e 14 shkurtit, liderët politikë në Kosovë shpalosin projektet pa filluar fushata 

20 Janar 2021 | 10:16

Dikush miliarda investime në ekonomi, dikush bashkim të Kosovës me Shqipërinë, e të tjerë shprehen për faktorizimin e diasporës. Këto janë disa nga premtimet që kanë nisur të japin politikanët kosovarë në parafushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Dhe në këto zgjedhje, ka dy alternative. Një alternativë që është e PDK-së që përmes sektorit privat të krijojmë vende të lira të punës, ta rrisim ekonominë, ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve dhe një alternativë tjetër që përkrahet nga Vetëvendosje që është një alternativë e së kaluarës”, është shprehur Enver Hoxhaj, kryetar në detyrë i PDK-së.

Fjala referendum, por në kontekste të ndryshme, ka nisur të përdoret më shpesh në këtë fushatë elektorale.

“Unë s’kam kërkuar referendum deri sot. Hera e parë që po e kërkoj referendumin, zyrtarisht po e kërkoj që në 2025, nëse Kosova nuk i ka arritur rezultatet e drejta që i takojnë t’i mbërrijë drejt BE-së, NATO-s e OKB-së, atëherë unë do të votoj bashkim me Shqipërinë”, ka thënë Ramush Hardinaj, kryetar i AAK-së.

Por, në kontekst të ndryshëm e përdorin politikanët e tjerë, sikurse Vjosa Osmani, gjatë një konference online për diasporën.

“Është një kohë e rëndësishme edhe për pjesëmarrjen tuaj, ndërsa të gjithë e kuptojmë se kjo pjesëmarrje ka qenë thelbësore në zgjedhjet e kaluara, mendoj se është edhe më thelbësore tani. Një proces që janë thjesht zgjedhje, ne e quajtëm atë një referendum, sepse besojmë se është i tillë”, është shprehur Vjosa Osmani.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili së fundi ka dalë shumë rrallë në publik, në konferencën e njëjtë tha se pas fazës së çlirimit e pavarësisë, tani radhën ka etapa e tretë.

“Tani ne duhet të kalojmë në dekadën e tretë, e cila duhet të jetë ajo e drejtësisë dhe zhvillimit, që do të thotë luftë kundër korrupsionit dhe punësimi i njerëzve, në veçanti i të rinjve dhe grave, dhe zhvillimi ekonomik i vendit tonë”, ka thënë Kurti.

Sidoqoftë, nga 3 shkurt deri me 12 shkurt, zyrtarisht në Kosovë do të jetë  në fushatë elektorale dhe sipas dinamikës, premtimet do të jenë edhe më të shumta edhe më të ndryshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026