“Budizmi, kontribut për paqen”, Papa Françesku vijon vizitën në Mongoli
Duke iu referuar traditave të lashta nomade, Papa Françesku deklaroi se “mençuria indigjene” e mongolëve është maturuar me kalimin e gjeneratave dhe sot mund të ndihmojë në vlerësimin dhe kultivimin e asaj që të krishterët quajnë “krijimi i Zotit”, si dhe në luftimin e efekteve të shkatërrimit njerëzor.
“Qeveria dhe institucionet laike nuk kanë përse të tremben nga puna e kishës për ungjillëzimin, pasi ajo nuk ka një agjendë politike për të çuar përpara, por bazohet tek fuqia e heshtur e mirësisë së Zotit dhe tek mesazhi i tij për mëshirën dhe të vërtetën, që synon të promovojë të mirën për të gjithë”, tha Papa Françesku.
Shumë besimtarë nga vende të ndryshme aziatike si Koreja e Jugut dhe Kina udhëtuan për në Mongoli për të ndjekur nga afër vizitën e parë të atit të shenjtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh