Dhjetëra mijëra ballkanas humbën vendet e punës prej pandemisë
Dhjetëra mijëra qytetarë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut humbën punën pas muajit mars 2020, kur pjesa më e madhe e biznesit u mbyll për shkak të karantinës.
Sipas Institutit të Statistikave, në Shqipëri, numri i personave që humbën punën për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia është 50 000.
Numri i të punësuarve në vendin tonë arriti në 1 milion e 224 mijë në fundin e tremujorit të dytë të këtij viti, nga 1 milion e 274 mijë që rezultoi në fund të vitit 2019.
Shkalla zyrtare e papunësisë pësoi një rritje me 0.4 pikë përqindje për të dytën herë rresht në pjesën e parë të vitit, duke reflektuar vështirësitë e biznesit.
Papunësia në Shqipëri sipas INSTAT arriti në 11.9%, ndërsa numri i personave të dalë të papunë ka prekur moshat e mëdha dhe sektorët e industrisë, shërbimit e bujqësisë.
Referuar periudhave të përpunuara deri më tani, numri i të papunëve të regjistruar varion mes 162 deri në 166 mijë gjatë vitit 2020.
Edhe në Maqedoninë e Veriut shifrat e personave që humbën punën për shkak të situatës së krijuar nga pandemia është i lartë.
Agjencia e Punësimit në RMV tregon se nga fillimi i pandemisë në muajin mars deri në fund të muajit tetor, kanë mbetur pa punë 53 708 qytetarë. Nga këta, vetëm në Shkup ishin 30 mijë.
Po ashtu, edhe në Kosovë papunësia arriti kulmin në periudhën prill-qershor 2020, ku u regjistruan 77 mijë të punësuar më pak krahasuar me tremujorin e fundit 2019.
Kjo shifër u rikuperua gjatë muajve të verës, me diferencë 4000 mijë të punësuar më pak se në fund të vitit 2019.
Lexoni gjithashtu:
Thellimi i papunësisë në Ballkan, ekspertët të ndarë për shkaqet dhe zgjidhjet
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane