Psikologia: Varësia ndaj teknologjisë po krijon autizëm social

5 Shtator 2023 | 09:22

Qyteti bregdetar irlandez Greystones është bërë qyteti parë në botë që u ndalon fëmijëve deri në shkollën e mesme mbajtjen e një celulari.

Projekti pilot nisi me iniciativën e prindërve të cilët vendosën që fëmijët e tyre të mos kalonin kaq shumë kohë në një ekran celulari. Më shumë se 70% e prindërve ranë dakord të mos u blinin telefona inteligjentë fëmijëve të tyre.

Eksena Qirici, pedagoge, psikologe klinike tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se, varësia ndaj teknologjisë e ngjashme me varësinë ndaj drogës dhe po krijon një autizëm social.

“Fakti që duam të heqim telefonat është se dëmet që po shkaktohen nga telefonat janë shumë të mëdha dhe aftatgjata. Irlanda ka kushte më shumë psikologjike dhe sociale për të zbatuar këtë vendim, është një efekt social. Duke qenë një fenomen në grup, nëse unë si prind vendos të mos ja ble fëmijës telefonin, kur ai del në komunitet unë përballem me ai  e ka unë s’e kam dhe unë vihem përpara përgjegjësisë. Fëmija mund edhe të bullizohet. Dhe ndaj ky është një mjet  artificial që po ndërton probleme të zhvillimit të krahasuara me varësinë ndaj drogave dhe me një autizëm social”, tha psikologia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024