Abazoviç fton tenistin serb Novak Xhokoviç të bëhet “Qytetar Nderi” në Malin e Zi

5 Shtator 2023 | 09:51

Novak Xhokoviç mund të bëhet “Qytetar Nderi” i Malit të Zi. Kjo është një iniciativë e Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Më parë këtë titull e ka marrë edhe basketbollisti i njohur Vlade Divaç, të cilin Abazoviç e ka quajtur “një legjendë”.

“Në përgjithësi, mendoj se sporti na ndihmon shumë për të kapërcyer në një mënyrë shumë më të lehtë disa nga vështirësitë që kemi, politike apo ekonomike. Mbështetja ime është e plotë për njerëzit që janë një markë globale. Nuk janë markë vetëm e Serbisë, as e Malit të Zi, janë markë globale. Mendoj se kanë respekt të barabartë në Filipine, në SHBA, në Afrikë dhe natyrisht në vendet nga vijnë”, tha Abazoviç.

Abazoviç nënvizoi se edhe personalisht e respekton Novak Xhokoviçin dhe familjen e tij.

“Jemi në kontakt, jemi takuar edhe në gjysmëfinale të Champions League. Do më pëlqente personalisht, nëse kjo është edhe dëshira e tij të bëhej “Qytetar nderi”. Është çështje vullneti, ai është po aq i mirëpritur edhe pa të”, tha Dritan Abazoviç.

Xhokoviç përveçse një nga tenistët më të mirë në botë ka tërhequr vëmendjen edhe për aktet dhe qëndrimet  e tij nacionaliste kundër Kosovës. Novak Xhokoviç tërhoqi vëmendjen me videot e publikuara gjatë një mbrëmjeje në një nga lokalet e Budvës në Mal të Zi, me këngë nacionaliste serbe kundër shqiptarëve dhe Kosovës.

Tenisti serb dha një mesazh kundër Kosovës pas fitores në raundin e parë të Grand Slamit “French Open”. Ai shkroj në ekranin e kamerës “Kosova është zemra e Serbisë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026