Koreja e Veriut armë Rusisë, Kim Jong un do takojë Putin

5 Shtator 2023 | 10:09

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un planifikon të udhëtojë në Rusi këtë muaj për të takuar Presidentin Vladimir Putin, i ka thënë një zyrtar amerikan partnerit amerikan të BBC-së, CBS.

Të dy liderët do të diskutojnë mundësinë që Koreja e Veriut t’i sigurojë Moskës armë për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë, tha zyrtari.

Vendndodhja e saktë e takimit të planifikuar nuk është e qartë.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm mbi raportin, i përcjellë edhe nga media të tjera amerikane, nga Koreja e Veriut apo Rusia.

Burimet i thanë Neë York Times se Kim kishte shumë gjasa të udhëtonte me tren të blinduar.

Takimi i mundshëm vjen pasi Shtëpia e Bardhë tha se kishte informacione të reja se negociatat për armët midis dy vendeve po “përparonin në mënyrë aktive”.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ishte përpjekur të “bindte Phenianin t’i shesë municion artilerie” Rusisë gjatë një vizite të fundit në Korenë e Veriut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026