“1 mln tonë grurë drejt Turqisë”- “Marrëveshja e vogël” që Erdogan arriti me Putin
Avdylvehap Ejupi, kryeredaktor në televizionin TRT në Turqi, në një lidhje direkte nga Stambolli për studion e Euronews Albania, zbuloi më shumë detaje në lidhje me takimin mes presidentit turk dhe Vladimir Putin në Soçi.
Ejupi tha se një sukses i vogël mund të thuhet se është arritur në lidhje me eksportin e grurit nga Ukraina.
Ai tha nënvizoi se rreth 1 milion ton drithëra do të transportohen në tregun global përmes Turqisë.
Sipas gazetarit, gruri do të përpunohet në miell në Turqi dhe më pas do të transportohet drejt gjashtë vendeve të Afrikës së Jugut.
“Një progres është arritja e një marrëveshje për transportimin e gati 1 milion ton drithëra të Rusisë në tregun global nëpërmjet Turqisë, pra marrëveshja është që ata 1 milion ton drithëra do të transportohen në Turqi ku do të rikthehet të ripërpunohet në miell dhe ky mielli të transportohet drejt gjashtë vendeve të Afrikës”- tha Ejupi.
Kujtojmë se Presidenti Putin deklaroi gjatë takimit të djeshëm me Erdogan se Rusia do të kthehet në marrëveshjen e drithërave vetëm nëse Perëndimi plotëson kërkesat e Moskës për sanksionet.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq