“Fituesi i botërorit, i planifikuar”- Van Gal akuza të forta: Argjentina u favorizua
Në dhjetor të 2022-it, Argjentina fitoi trofeun e tretë të Kupës së Botës, ndërsa mposhti në finalen e madhe Francën, teksa gjithçka u vendos nga 11 metërshat. Rrugëtimi i albicelestëve u komentua së tepërmi, madje duke u ngritur akuza për favorizim, njëra prej tyre ishte ndeshja ndaj Holandës.
Ish-trajneri i tulipanëve asokohe, Louis Van Gaal ka thyer heshtjen, ndërsa ka hedhur akuza të forta ndaj Messit dhe shokëve të tij. Sipas 72-vjeçarit Kupa e Botës ishte e planifikuar, ndërsa fituese ishte përzgjedhur Argjentina, ende pa nisur kompeticioni.
“Vërtet nuk dua të flas shumë për këtë. Nëse shikoni se si Argjentina shënoi gola dhe si shënuam ne dhe si disa lojtarë argjentinas kaluan vijën dhe nuk u ndëshkuan, mendoj se gjithçka ishte planifikuar paraprakisht. Dua të them atë që unë mendoj. Messi duhej të bëhej kampion bote? Po, mendoj kështu”, tha Van Gaal
Kujtojmë se përballja cerekfinale mes Holandës dhe ARgjentinës në kohën e rregullt u mbyll në barazim 2-2, ndërsa njëri prej golave të amerikano-latinëve erdhi me penallti. Në përfundim fituesi u zgjodh pas goditjes së 11 metërshave, ku të besuarit e Scalonit rezultuan më të saktë.
LEXONI GJITHASHTU:
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin