Mbi 13 mijë familje ende të pastreha nga tërmeti i 2019

20 Janar 2021 | 21:16

Ende 13 mijë 614 familje janë të pastreha nga tërmeti i nëntorit 2019. Por qeveria do të vazhdojë t’u paguajë qiranë, derisa shtëpitë e tyre të rindërtohen apo ndërtohen të reja. Buxheti parashikon 1.5 miliard lekë për të mbështetur të pastrehët.

Vendimi kaloi me 16 vota pro dhe 1 kundër në Komisionin e Ligjeve. Akti normativ i qeverisë mbështet 13 mijë 614 familje derisa banesat e tyre të jenë gati.

Për vitin 2021, në buxhetin e shtetit janë planifikuar rreth 1.5 miliardë lekë për subvencionimin e qirasë për familjet që mbetën të pastreha nga tërmeti. 

“Ky akt normative reflekton të gjithë shqetësimin e kolegëve të mi që janë të zgjedhur në zonat e goditura nga tërmeti I nëntori, banorë që aktualisht janë të pastrehuar lajmi I mirë është se do të vazhdojnë të marrin bonusin e qirasë deri sa shteti t’i strehojë në banesat e tyre”, tha z. manja.

Afati i mëparshëm ishte një vjeçar dhe përfundonte në fund të 2020, por duke qenë se një pjesë e banorëve ende nuk janë futur në shtëpitë e reja, qeveria vendosi të bëj ndryshime në aktin normativ.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026