Katër viktimat e 21 janarit shpallen ‘Dëshmorë të Atdheut’, Rama: Të veprojë drejtësia
Kryeministri Edi Rama në ditën përkujtimore të “21 janarit” u shpreh se 4 të vrarët gjatë protestave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar të vitit 2011 janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”.
Sipas kreut të qeverisë, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj janë shpallur dëshmorë.
“Në këtë 10-vjetor qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur të japë titullin e lartë të “Dëshmorit të Atdheut”, për të 4 dëshmorët të protestës paqësore të 21 janarit”, u shpreh kreu i qeverisë.
Sipas Ramës vrasjet që ndodhën më 21 janar treguar llumin e politikës dhe drejtësisë.
“21 janari përtej plagëve dhe pangushëllueshme që hapi në shpirtin e familjeve të 4 dëshmorëve dhe përtej plagës së madhe që hapi në shoqërinë tonë, shërbeu për të nxjerrë në pah në sytë e të gjithëve llumin e politikës dhe të drejtësisë”, u shpreh ai.
Kryeministri Rama tha se është i vetëdijshëm që për viktimat e 21 janarit nuk është bërë mjaftueshëm drejtësi, por theksoi se kjo drejtësi nuk mund të vijë as nga qeveria, e as nga parlamenti, por nga pushteti gjyqësor, plotësisht i pavarur nga të gjitha pushtetet e tjera.
Ai vlerësoi angazhimin e qeverisë së tij, që siç tha që ka vendosur në rrugën e zgjidhjes problemin e madh të çlirimit të drejtësisë dhe krijimit të një drejtësie të denjë.
“Qeveria nuk bën rolin e prokurorisë dhe as ministri i drejtësisë, kryeministri s’mund të ngrejë akuza penale për t’ia çuar gjykatës së partisë.
Është drejtësia që duhet ta bëjë këtë, që është e pavarur nga të gjitha pushtetet e tjera. Sistemi i drejtësisë është ende larg së qeni një sistem drejtësi që bën drejtësi.
Jemi ne që vijmë nga rruga e kësaj tragjedie që kemi vendosur në rrugën e zgjidhjes së problemin e madh të çlirimit të drejtësisë dhe krijimit të një drejtësie të denjë”, tha kryeministri.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut