“S’jemi streha e mafies”, Franca i refuzoi Bajrit kërkesën për azil politik në 2021

6 Shtator 2023 | 18:32

Franca i ka refuzuar kërkesën për azil politik Behar Bajrit, i cili u arrestua ditën e djeshme nga autoitetet e djeshme.

“Franca nuk është dhe nuk do të jetë streha e mafies shqiptare- Është ky mesazhi që autoritetet franceze po i dërgojnë drejtuesve të organizatave kriminale në Evropën Lindore, pas arrestimit të Bajrit, ndërkohë që mediat franceze i kanë kushtuar dhe një artikull 43-vjeçarit i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Bajri u arrestua të hënën në Strasburg, teksa mësohet se ai kishte aplikuar për azil në vitin 2021 në Francë, por që autoritetet e kësaj të fundit e kanë refuzuar kërkesën e tij

“I kërkuar nga Interpoli dhe i dyshuar si i përfshirë në atentatin ndaj njërit prej rivalëve të tij, ai do të ekstradohet dhe do t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare. Behar B., 43 vjeç, konsiderohet kreu i një klani kriminal shqiptar.  Ai dyshohet gjithashtu se është përfshirë në atentatin e një prej rivalëve të tij në Shkodër në veri të Shqipërisë në gusht 2020”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Bajri pritet që të ekstradohet drejt vendit tonë.

Bajri ishte në kërkim ndërkombëtar si pjesë e dosjes Metamorfoza. Pas dy javesh nën vëzhgim, autoritetet franceze arrestuan pasditen e së hënë të shumëkërkuarin nga drejtëia shqiptare Behar Bajri.

Bajri ndodhej i vetëm në ambientet e një lokali në Paris, ndërsa mësohet se nuk ka bërë rezistencë ndaj agjentëve të cilët e prangosën.

Behar Bajri akuzohet si i përfshirë në vrasjen Gjin Ndojit për llogari të Ervis Martinaj, po ashtu edhe për sigurimin e personave për vrasjen e mbetur në tentativë të Kleanthi Musabelliut. Vrasje e urdhëruar për llogari të biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Sipas përgjimeve në Sky dhe Enchro-chat Bajri ka qenë pororsitës i vrasjeve të Ibrahim Licit, Genc Tafilit dhe Dorian Dulit. Vrasje të cilat nuk mund të realizoheshin për shkak se objektivat ishin shumë të vështirë për t’u kapur.

Gjatë komunikimit me Astmer Bilalin të dy kërkojnë me çdo kusht vrasjen e Ibrahim Licit.

Çdo gjë Behar Bajri e planifikoi pasi doli nga burgu me masë më të lehtë sigurie, e cila mbante firmën e prokurorit Xhevahir Lita.

Në muajt në vijim ai pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë, ku do të përballet në GJKKO me akuzat e ngritura nga SPAK.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026