Nën vëzhgim për dy javë në Paris, si u arrestua i vetëm duke pirë kafe Behar Bajri
Pas dy javesh nën vëzhgim, autoritetet franceze arrestuan pasditen e së hënë të shumëkërkuarin nga drejtëia shqiptare Behar Bajri.
Bajri ndodhej i vetëm në ambientet e një lokali në Paris, ndërsa mësohet se nuk ka bërë rezistencë ndaj agjentëve të cilët e prangosën.
Behar Bajri akuzohet si i përfshirë në vrasjen Gjin Ndojit për llogari të Ervis Martinaj, po ashtu edhe për sigurimin e personave për vrasjen e mbetur në tentativë të Kleanthi Musabelliut. Vrasje e urdhëruar për llogari të biznesmenit Pëllumb Gjoka.
Sipas përgjimeve në Sky dhe Enchro-chat Bajri ka qenë pororsitës i vrasjeve të Ibrahim Licit, Genc Tafilit dhe Dorian Dulit. Vrasje të cilat nuk mund të realizoheshin për shkak se objektivat ishin shumë të vështirë për t’u kapur.
Gjatë komunikimit me Astmer Bilalin të dy kërkojnë me çdo kusht vrasjen e Ibrahim Licit.
Çdo gjë Behar Bajri e planifikoi pasi doli nga burgu me masë më të lehtë sigurie, e cila mbante firmën e prokurorit Xhevahir Lita.
Në muajt në vijim ai pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë, ku do të përballet në GJKKO me akuzat e ngritura nga SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë