Arrestimi i Bajrit, reagon Balla: Përgëzoj oficerët e përfshirë në këtë operacion

4 Shtator 2023 | 20:02

Është arrestuar në Francë në kuadër të operacionit “Metamorfoza” Behar Bajri, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ministri Taulant Balla, i cili përgëzoi oficerët e përfshirë në këtë operacion,  për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit

“Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion të rëndësishëm jashtë Shqipërisë në bashkëpunim agjenci të tjera ligjzbatuese. Ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona për ta goditur krimin dhe se askush nuk do mundet t’i shmanget drejtësisë.

Përgëzoj oficerët e përfshirë në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit.

Dua të rishpreh besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive tona ligjzbatuese, me strukturat e vendeve partnere si dhe lufta e përbashkët do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit”- shkruan Balla.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026