Kampionatin botëror i Formula 1 në ujë në Pogradec, Rama ndan foton me organizatorët
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social facebook një foto nga takimi me organizatorët e kampionatit botëror të Formula 1 në ujë. Sipas kryeministrit kamionati që do mbahet në verën e vitit 2024 në Pogradec, do ta fusë Shqipërinë në hartën e këtyre garave së bashku me shtete si Italia, Franca, apo dhe Dubai dhe Kina.
“Sot me organizatorët e FORMULA 1H2O për garat botërore të ujit 2024 kur Shqipëria do të hyjë me liqenin e Pogradecit në hartën e këtyre garave, bashkë me Italinë, Francën, Spanjën, Dubain, Indonezinë, Kinën e me radhë”, shkruan kryeministri Rama në facebook.
Kujtojmë se Pogradeci vitin e ardhshëm do të mirëpresë për herë të parë në vendin tonë kampionatin botëror të Formula një në ujë, i njohur ndryshe si F1H2O.
Nga data 1 deri më 7 Korrik do të organizohen garat e motorave të ujit dhe skafeve në liqenin e Pogradecit.
Përfaqësues të lartë të kampionatit botëror ishin në Pogradec ditën e djeshme ku firmosën dhe kontratën e bashkëpunimit me kryetarin e bashkisë.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut