Fshati pa rrugë në Fier, banorët në Shqop ndihen të izoluar
Rruga e fshatit ku jetojnë qindra banorë është rreth 5 km e gjatë, por prej më shumë se 20 vitesh, në këtë rrugë nuk është kryer asnjë investim. Ata pak banorë që kanë mbetur, kërkojnë ndërtimin e rrugës, pasi në një lloj forme ndihen të izoluar.
Amortizimi i saj bën që edhe drejtuesit e automjeteve të vuajnë pasojat, që për ta përkthehet në kosto. Më e keqe situata paraqitet gjatë stinës së dimrit, ku reshjet e kthejnë në moçal të pakalueshëm.
“Po rruga është shumë e keqe. Po thonë do e rregullojmë sot, do e rregullojmë nesër, po me copa copa,” – tha një grua.
“Te fshati jonë aty ka shumë banorë dhe vijnë në këmbë se me makinë nuk futen aty. Ne me zetor e mezi futemi po cajmë gomat. Shumë e vështirë edhe për zjarrfikëset. Para 20 ditësh digjej mali dhe nuk hynin dot,” – tregoi një burrë.
Banorët tregojnë gjithashtu se rrugët e dëmtuara dhe mungesa e shërbimeve i ka detyruar shpesh që të sëmurët t’i transportojnë në krah drejt spitaleve. Ata apelojnë njëzëri për rikonstruksionin e rrugës kryesore të fshatit, por dhe atyre lidhëse të lagjeve, degradimi ndër vite i të cilave e ka lënë zonën në gjendje të mjerueshme, duke shtyrë edhe ata pak banorë që të largohen përgjithmonë drejt zonave urbane apo në emigrim.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta