“Operatori i Blerjeve të Përqëndruara”, jo më prokurime publike nga ministritë
Qeveria ka vendosur të krijojë një shoqëri aksionare për te kryer procedurat e veçanta për prokurimet publike në emër dhe llogari të kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë.
Agjencia do të mbajë emrin “Operatori i Blerjeve të Përqëndruara” me kapital 100% shtetëror, për ofrimin e shërbimeve të prokurimeve për autoritetet/entet kontraktore, në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës në fuqi.
Ky vendim është miratuar në mbledhjen e kësaj të enjteje të qeverisë dhe ka ardhur si propozim i dy ministrive, asaj të Brendshme dhe të Financave.
Kapitali fillestar i regjistruar për krijimin e shoqërisë aksionare do të jetë 20 000 000 (njëzet milionë) lekë dhe përballohet nga fondi rezerve i buxhetit të shtetit.
Prokurimet publike nuk do të bëhen më nga ministritë por nga kjo shoqëri.
“Operatori i Blerjeve të Përqëndruara” është organ qendror blerës, misioni i të cilit konsiston në kryerjen e procedurave të përqëndruara te prokurimit për mallra pune, shërbime të fondeve boshtore me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të kryeministrit e të ministrave të linjës.
Njoftimi:
Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara”, SH. A. për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë.
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë




