Kontrolli i kufijve, Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e re me Frontex

8 Shtator 2023 | 10:26

Këshilli Evropian ka nënshkruar një marrëveshjeje të re me Shqipërinë për aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex). Marrëveshja do të lejojë organizimin e operacioneve të përbashkëta dhe vendosjen e ekipeve të menaxhimit të kufirit të Frontex në Shqipëri.

“Krimi ndërkufitar dhe menaxhimi i imigracionit janë sfida të rëndësishme si për vendet e BE-së ashtu edhe për fqinjët tanë më të afërt.

Falë marrëveshjes, Frontex do të jetë në gjendje të ndihmojë Shqipërinë në menaxhimin e flukseve migratore, luftimin e imigracionit të paligjshëm dhe trajtimin e krimit ndërkufitar”, deklaroi Fernando Grande-Marlaska Gómez, ministri i Brendshëm spanjoll.

Kjo marrëveshje do të zëvendësojë marrëveshjen aktuale ndërmjet Shqipërisë dhe Frontex, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2019.

Sipas rregullores së vitit 2019 të Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare, lejohet stafi i Frontex Frontex të ushtrojë kompetenca ekzekutive, të tilla si kontrollet kufitare dhe regjistrimi i personave në vendin me të cilin ka marrëveshje në kufijtë e BE-së.

Marrëveshja hyn në fuqi në ditën e parë të muajit të dytë pas datës në të cilën Shqipëria dhe BE-ja kanë njoftuar njëra-tjetrën për përfundimin e procedurave të ratifikimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026