Stuhia “Daniel” paralizon Greqinë, 6 të vdekur dhe mbi 2 miliardë euro dëme
Bilanci i vdekjeve nga stuhia “Daniel” në Greqi është rritur në 6 viktima. Shumë njerëz kanë refuzuar të lënë shtëpitë e tyre dhe disa mijëra kanë mbetur të bllokuar nga uji në lokalitete të ndryshme.
Operacionet e shpëtimit po intensifikohen, bashkë me furnizimet që po shpërndahen tek personat e prekur. Ndërkohë, rreth 2 mijë persona të tjerë janë shpëtuar.
“Njerëzit duhet të ishin larguar, por nuk e bënë këtë. Ata nuk prisnin kaq shumë ujë dhe as që do të mbeteshin të bllokuar. Po të ishin larguar në kohë, atëherë nuk do të na duhej të bënim gjithë këtë betejë dhe të përballeshim me këto probleme. Megjithatë ne do vijojmë operacionet për t’i nxjerrë njerëzit nga shtëpitë e tyre”, deklaroi zjarrfikësi Grigoris Mitrakos.
Numri i personave të konsideruar të humbur nuk është ende i saktë. Ndërkohë, teksa zbulimi i godinave të mbuluara nga balta dhe uji vazhdojnë, sidomos në rajonin e Tesalisë, llogaritja e dëmeve ka filluar.
Në rajonin në fjalë, guvernatori Kostas Agorastos vlerësoi se dëmet arrijnë në rreth 2 miliardë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit
Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)
Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë
- 21:15 Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 21:02 Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit
- 20:47 Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim
- 20:33 Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut
- 20:20 “Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit
- 20:06 LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Një grup protestuesish futen te Politekniku