Shqiptari flet për Euronews nga zona e përmbytur në Greqi: Lumi ka dalë nga shtrati
Në Greqi është rritur numri i viktimave të shkaktuara nga stuhia ‘Daniel’, e cila prej disa ditësh po përshkon vendin, kryesisht në pjesën qendrore të tij. Ndërkohë, shumë persona të tjerë konsiderohen të humbur, por numri i tyre nuk dihet me saktësi.
Euronews Albania pasyroi siuatën nga Larisa një nga zonat më të prekura nga tërmeti në Greqi.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews, shtetasi shqiptar Llambro Gjika, tha se lumi në Larisa ka dalë nga shtrati duke e bërë situatën tepër të vështirë.
Gjika thotë se lumi është ngritur rreth 120 cm nga shtrati i tij.
“Lumi ka dalë nga shtrati dhe po bën dy- tre orë që ka ngelur në të njëjtin nivel, po të shikoni bashkia e qytetit ka vënë nivelet fiks në këto momente jemi 120 cm nga dalja e tij”- tha Gjika.
Gjika shtoi se një nga zonat më problematike vijon të mbetet Kardhica, ku niveli i ujit ka arritur në 3 metra.
Sipas tij njerëzit po qëndrojnë në tarracat e banesave të tyre dhe pop resin ndihmën e autoriteteve nga ajri për t’u furnizuar me ushqim ose për t’u evakuuar.
“Zona më e prekur nga përmbytjet është zona e Kardhicës, atje niveli i ujit ka arritur deri në 3 m, duken vetëm çatitë e shtëpive, ndërsa helikopterët shkojnë tek ata njerëz që kanë nevojë, që kanë dalë nëpër taracat e shtëpive, çojnë ushqime, ndërsa në Larisa qytet bashkia çon thasë me rërë për çdo rast”- tha Gjika.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër