Pandemia dhe digjitalizimi shkaktojnë probleme të shëndetit mendor te punonjësit
Pandemia ka zhvendosur punën nëpër shtëpitë tona. Dhe me përdorimin gjithnjë e më të shumtë të platformave të mediave sociale për punë, punonjësit kanë vështirësi për zhvendosjen e tyre nga njëra platformë tek tjetra. Parlamenti Evropian kërkon që të miratojë një ligj të zgjeruar të punësimit për qytetarët evropianë, në të cilin ata të kenë Të Drejtën e Shkëputjes.
“Së fundmi, kemi një situatë, në të cilën legjislacioni është miratuar në një periudhë kur nuk ekzistonte digjitalizimi dhe ai nuk ishte kaq i pranishëm në jetët tona, prandaj është koha e duhur dhe kemi mbështetjen politike”, Alex Agius Saliba, Përfaqësues i Parlamentit Evropian, Reporter për Direktivën e ‘Të Drejtës për t’u Shkëputur’
Për momentin, jemi akoma në fazat e para, dhe grupe të ndryshme politike kanë pozicione të ndryshme në lidhje me zbatueshmërinë e limiteve kohore të punës apo kufizimet për punonjësit.
Por amendamenti i propozuar në raport sugjeron ta lidhë direktivën e të drejtës për tu shkëputur me implementimin e marrëveshjes së vitit 2020 për digjitalizimin e forcës punëtore të BE-së. Sindikatat paralajmërojnë që kjo mund të krijojë një vonesë të panevojshme.
“Po flasim për më shumë se 8 vite vonesë nga mosveprimi i Komisionit Evropian dhe mendoj që është e papranueshme që të vonohet mbrojtja, mbrojtja e vetme që nevojitet për punonjësit në një periudhë të tillë krize”, tha Isabelle Schömann nga Konfederata Evropiane e Sindikatave
Në situatën aktuale nuk ka statistika të sakta për ezaurimin mendor të punonjësve brenda BE-së, por duke iu referuar të dhënave përpara pandemisë nga Eurofound mendohet se së paku 10% e punonjësve të saj ka përjetuar disa nga simptomat. Psikologët klinikë paralajmërojnë që terapia për shërimin e saj mund të fillojë vetëm pasi personi është shkëputur nga përditshmëria në punë.
‘Gjatë muajve të parë të ezaurimit mendor ose së paku në dy muajt e parë-është e domosdoshme që individi i prekur thjesht të pushojë. Është shumë e vështirë për ta që ti thonë vetes së tyre që të pushojnë. Ata vuajnë dhe nga ndjenjat e fajit”, tha Stéphanie Leblanc, psikologe
Punonjësit duhet që të presin akoma deri sa raporti i Parlamentit Evropian të miratohet së pari nga Komisioni Evropian dhe më pas nga qeveritë kombëtare të vendeve anëtare të BE-së përpara se ‘’E drejta për tu shkëputur’’ të miratohet si një ligj.
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor