“BE në anën e Serbisë”- Berishaj: Çfarë pritet të ndodhë në takimin Kurti-Vuçiç

9 Shtator 2023 | 16:23

Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillohet më 14 shtator në Bruksel.

I ftuar në Euroneës Albania analisti Nikollë Berishaj ka analizuar pritshmëritë e dialogut dhe çfarë mund të ndodh në takimin e parë pas tensionimit të situatës në Veri.

Berishaj nënvizoi se palët duhet të trajtohen si të barabarta. Ai gjithashtu theksoi se pritshmëritë e këtij takimi nuk janë shumë të mëdha pasi pala serbe kërkon të blejë kohë dhe të dialogojë pa implementuar marrëveshjet.

“Është koha e fundit që palët  të merren të barabarta në dialog sepse marrëveshja sa për t’u ulur bashkë dhe për të biseduar diçka pa kurrëfarë implementimi në terren nuk do të thotë asgjë. Praktikisht ajo çfarë po bën Serbia sot është se po blen kohë, po vazhdon gjoja me idenë të dialogojmë mirëpo implementimin nuk do ta bëjë. Shumë mirë  që z. Bislimi tha që duhet të bëhet diçka në atë drejtim por presim, nuk besoj se do të bëhet një kthesë aq e madhe sa të fillojë edhe të ndëshkohet Serbia e jo të ndëshkohet Kosova për qëndrimet e veta, që janë për mua plotësisht normale”- tha Berishaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026