Pse partitë nuk e duan votën e Diasporës? Milaqi: Kanë frikë, s’i kontrollojnë dot

9 Shtator 2023 | 16:59

Diaspora për Shqipërinë e Lirë prezantoi të premten draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me qëllim që emigrantët të votojnë në zgjedhjet e përgjithashme.

Bashkëthemeluesi dhe sekretari i “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Bledar Milaqi, ishte këtë të shtunë në një lidhje direkte për Euronews Albania ku foli në lidhje me propozimin e tyre.

Milaqi tha se nëse nuk respektohen propozimet dhe afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për votën e emigrantëve, atëherë çdo palë zgjedhje pas këtij afati do të jenë antiligjore dhe do të shpallen të pavlefshme.

Ai tha se partitë politike nuk e dëshirojnë votën e emigrantëve pasi është një kapital i konsiderueshëm votash, të cilat nuk i kontrollojnë dot.

“Në momentin që përmbushet aspekti ligjor, këtu duhet theksuar që në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çdo pas-zgjedhje që do të zhvilloheshin në vijim, pa realizimin e kësaj të drejte dhe pa përmbushjen e boshllëkut ligjor përsa i përket botës së Diasporës rrezikojnë të hyjnë në procesin e antikushtetutshmërisë dhe një proces antiligjor. Si prioritet i parë i të gjithë aktorëve politikë është që të përmbushet boshllëku ligjor dhe më pas të adresohen gjithë elementët teknikë, dyshimet që do të kenë partitë sepse dihet që në një farë mënyre partitë i friksohen njëra – tjetrës edhe për faktin që kemi të bëjmë me një raport të panjohur votuesish dhe të pakontrollueshëm nga këto forca politike”- tha Milaqi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026