Milaqi: Politika, e painteresuar që diaspora shqiptare të votojë
Sekretari i Përgjithshëm i Diasporës për Shqipërinë e Lirë, Bledar Milaqi thotë se politika është e painteresuar që shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit, të mund të votojnë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Milaqi u shpreh se deri më tani ka vetëm deklarata dhe jo gjëra konkrete.
“Mbetemi ende në fazat e deklaratave, i gjithë ky stumbullar rreth çështjes së votës së diasporës, fatkeqësisht, përsa i përket partive politike, është thjesht në fazën e deklaratave, nuk kemi hapa konkrete. Nëse i referohemi aktit të parë nënligjor që KQZ-ja ka draftuar për mënyrën e regjistrimit të shqiptarëve me vendbanim jashtë Shqipërisë, ky akt nënligjor i ka kaluar partive politike për komentim dhe ende partitë politike sot, që nga vera e këtij viti, nuk kanë dhënë ende mendimin e tyre ose cili është shqetësimi i tyre”, theksoi ai.
Në zgjedhjet e 25 prillit, shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit iu është cenuar e drejta kushtetuese e votës.
Ky është vendimi që ka shpallur Gjykata Kushtetuese pas padisë që ngriti organizata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, e cila ankimonte vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që më datë 19 prill 2021, pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, vendosi karantinimin e të gjithë personave që vinin nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, duke iu pamundësuar kështu ardhjen në Shqipëri.
Për të shmangur përsëritjen e një vendimi të tillë, Gjykata detyron Kuvendin që të bëjë ndryshimet e nevojshme në legjislacion në mënyrë që t’u mundësohet e drejta e votës shqiptarë ve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.
LEXONI GJITHASHTU
Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit
Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…
“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë