KOKO FEST mbyll siparin në Korçë / Ndahen çmimet për 8 shfaqjet në garë

10 Shtator 2023 | 18:37

Është mbyllur me sukses festivali i Komedisë Koko Fest. 8 trupa teatrale u ngjitën në skenën e teatrit të Korçës, për 8 ditë me radhë, ndërsa në fund u ndanë edhe çmimet.

Mbyllet në Korçë festivali mbarëkombëtar i Komedisë. Shfaqja e fundit e këtij festivali ka qenë “Borgjezi Fisnik” vepër e Molerit, vënë në skenë nga Driada Dervishi, shfaqje me aktor protagonist Gentjan Zenelajn, i cili u vlerësua me çmimin e publikut.

Në fund të festivalit, juria e përbërë nga figurat më të njohura të filmit dhe teatrit shqiptar ka vlerësuar si shfaqjen me të mirë “Nata e Dymbëdhjetë” të Shekspirit, vënë në skenë nga regjisori grek Dhimitris Milonas.

Për aktoren Zamira Kita kjo shfaqje ka qenë një sipërmarrje e madhe e regjisorit grek dhe e gjithë trupës së teatrit të Korçës, ku janë dashur me shume se dy muaj për ta sjellë në skenë.

Aktori kosovar Bujar Ahmeti dhe Olta Daku janë vlerësuar si aktorët më të mirë në rolet kryesore.

Regjia me e mire e këtij festivali ka shkuar për Erion Isian, i cili merr për herë të parë një çmim të tillë.

Festivali i 10 i KokoFest ka ngjitur në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” 8 trupa nga Tirana, Durrësi, Korça, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, trupa të cilët për 8 ditë më radhë kanë sjellë për artdashësit korçare 8 shfaqje të autorëve të njohur botërore por dhe ato shqiptarë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026