Merr flakë stani në Sarandë, digjen 200 dele
Në orët e para të mëngjesit të datës 22 janar një stan në fshatin Viron, Finiq është përfshirë nga flakët.
Si pasojë e këtij zjarri të rënë rreth orës 06:15, janë djegur 200 dele dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Bariu, Alfred Allkushi në një intervistë për Euronews Albania, tha se janë zgjuar në mëngjes dhe kanë gjetur stanin të përfshirë nga flakët, pa kuptuar se nga se është shkaktuar zjarri.
Siç tregoi dhe z. Allkushi pavarësisht se janë përpjekur të hapin portat duke djegur dhe duart, ishte e pamundur të shpëtonin diçka pasi gjithçka ishte shkrumbuar.
“Dëmi është mbi 100 e ca milionë, ikëm, falimentuam. Jemi të papunë katër veta,” – tha bariu teksa apeloi për një ndihmë nga shteti.
Ndërkaq, të njëjtin apel bëri dhe bariu Rruzhdi Allkushi, njëkohësisht dhe kryefamiljari.
“Shteti nëse ka mundësi të na ndihmojë, me dashje, pa dashje dëmi u bë,” – tregoi ai.
“Me lek nuk e vlerësoj dot se shkon shumë lek ama të paktën sa të ketë mundësi,” – shtoi ai.
Rruzhdi Allkushi tha se kishin një sezon të gjatë që mundoheshin ta ngrinin fermën dhe tashmë dëmi i madh që u shkaktua do ta detyrojë të heqë dorë nga puna e bariut, që e ushtron prej 30 vjetësh.
Reagimi i menjëhershëm erdhi dhe nga kryetari i Bashkisë Finiq, Kristaq Kiço. Ai u shpreh se zjarrfikësja kishte mbërritur në vendngjarje menjëherë pas lajmërimit por pa mundur të shpëtojë gjë.
“Fatkeqësisht situata është shumë e vështirë, për shkak edhe të gjendjes së stallës,” – tregoi Fiço teksa theksoi se po bëjnë maksimumin për të mbajtur zjarrin nën kontroll.
Strukturat e Bashkisë Finiq, do të vihen në lëvizje për të zbuluar shkaqet e zjarrit dhe siç tha Kristaq Kiço, do të bëjnë çmos për të ndihmuar familjen.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut